In this beautiful Mediterranean country, virgin nature and cultural mysteries come together to create a unique sense of place. From the pure, white snow of the mountains to the red fields of spring poppies, Albania’s landscape is ever changing with the seasons, offering visitors a warm summer beach holiday or a challenging mountain trek during the fall.
DISCOVER TOURS AND A WHOLE NEW WAY TO EXPERINCE ALBANIA
Turi 7 ditor ka për qëllim prezentimin e qyteteve dhe objekteve që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Shqipëria numëron disa qytete dhe objekte që ndodhen si pjesë e trashëgimisë kulturore, prandaj edhe vlera e këtij turi ka rëndësi të madhe kulturore arkeologjike dhe historike.
Eksploroni me “Tea Tours” jugun e Shqipërisë, perlën e Rivierës Shqiptare. Së bashku me ne do të keni mundësinë të shijoni bukuritë e jugut të këtij vendi në një tur 7-ditor. Do të keni mundësinë të njiheni me historinë, arkitekturën, traditën dhe të shijoni gjithashtu kuzhinën e shijshme. Do të mahniteni nga bukuria e plazheve me ujë të pastër dhe brigjet e bukura që laget nga Deti Jon.
Në këtë udhetim do të shijoni një shetitje të bukur me varke ne Liqenin e Butrintit: ku do të shihni se si kultivohen midhjet dhe do të mësoni se si rriten ato.
“Berati, i njohur edhe si qyteti i një dritareje mbi tjetrën, është një qytet në lumin Osum në Shqipërinë qendrore. Është i njohur për shtëpitë e tij të bardha osmane. E vendosur në majë të një kodre, Kalaja e Beratit është një kompleks i madh që tani banohet nga banorët e qytetit. Brenda mureve të saj ndodhen kisha bizantine, Xhamia e Kuqe dhe Muzeu Kombëtar Onufri, me ikona të krishtera. Në lindje është Muzeu Etnografik, në një shtëpi të shekullit të 18-të, që shfaq zanate tradicionale dhe pjesë të një pazari mesjetar të rindërtuar.”
Vizita do të fillojë në Qytetin Antik të Butrintit, duke ndaluar më pas në Ksamil, një ndër zonat më tërheqëse të jugut.
Parku Natyror “Syri i Kaltër” është vend turistik shumë tërheqës dhe ndodhet pranë fshatit Muzinë, në rrugën nacionale Delvinë – Gjirokastër.
Gjirokastra, ndryshe quhet qyteti i gurtë, mbrohet nga UNESCO që nga viti 2005 dhe është një ndër të paktët qytete të stilit otomoan që kanë mbetur në Ballkan.
Përmeti është i njohur për turizimin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik. Udhëtimi drejt Përmetit është mjaft komod, prandaj edhe ia vlen të udhëtosh në “Qytetin e Trëndafilave”.
Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori,njohur si Onhezmi, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane.
Do të kaloni tërë ditën, në det, duke peshkuar perreth ujerave te Sarandes.
Plazhet e Krorëzes dhe Kakomesë janë ndër plazhat e pakëta të virgjëra që kanë mbetur në Shqipëri.
Vizitoni vendet me te bukura te Shqiperise ne 10 dite. Behuni pjese e turit tone dhe shijojeni ate. Mos e humbisni kete mundesi.
Mesopotam është fshat historik dhe është i njohur për Kishën Ortodokase të Shën Kollit, që është ndërtim i shekullit të 13-të. Parku arkeologjik i Finiqit ndodhet 8 km në lindje të qytetit të sotëm të Sarandës.
Në këtë turne do të vizitojmë Xhaminë e Gjin Aleksit dhe Kompleksin Islamik të Xhermehalles.
Fshati turistik i Qeparosë shpalos pamjen e vet të mahnitshme menjëherë pas gjirit të Palermos. Himara shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë, në bregdetin Jon.
Ky turne do t’ju çojë në vendin antik të Butrintit.
Parku Natyror “Syri i Kaltër” është vend turistik shumë tërheqës dhe ndodhet në fshatin Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë- Gjirokastër. Kalaja e Lëkursit është objekt i shekullit të XVI me vlera turistike.
Në këtë udhetim do të vizitoni Qytetin Antik të Butrintit, Kalanë e Lekuresi dhe Parkun Kombëtar të Syrit të Kaltër.
Konispoli për nga pozicioni gjeografik njihet si pika e parë dhe e fundit atraktive për turizmin në territorit shqiptar.
Korça njihet si qyteti magjik i juglindjes ose “Parisi i vogël” dhe është një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Pogradeci qytet piktoresk ndodhet në bregun juperëndimor të Liqenit të Ohrit.
Ky tur do t’ju njohe me Manastirin e Shën Gjergjit
Në këtë turne do të bëjmë një shëtitje të bukur për të vizituar Manastirin Mesjetar ne Kameno, i ndërtuar në 630-ten.
Xhamia e Gjin Aleksit është monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi I Delvinës. Kjo xhami historike është ndërtuar në shek. XVI, mbi rrënojat e një kishe bizantine. Fshati mesjetar i Kamenicës ndodhet në rrethin e Delvinës, rrëzë shpatit të Malit të Gjërë.
Nëse po kërkoni një aventurë shëtitje gjithë diten, ky është turneu për ju!
Manastiri i Kostarit, i cili e ka marrë emrin nga fshati, ndodhet në rrugën Sarandë-Gjirokastër dhe daton nga shekulli XIII. Kisha e Shën Mërisë së Kostarit ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit dhe ndodhet brenda një shpelle në malin Kostar.