Parku Natyror “Syri i Kaltër” është vend turistik shumë tërheqës dhe ndodhet në fshatin Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë- Gjirokastër. Kalaja e Lëkursit është objekt i shekullit të XVI me vlera turistike.
Parku Natyror Syri i Kalter wshtë një pikë shumë piktoreske, prej ku nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Ështė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė Malit tė Gjerė. Ështė shpallur monument natyror. Forma e tij është ovale e ngjashme me formėn e njė syri, që shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe, arrin deri nė 45 m thellėsi dhe është i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim.
Kalaja e Lëkursit besohet se është ndërtuar në vitin 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin. Kalaja ndodhet mes rrënoja të fshatit Lëkurës, mbi majën e kodrës që ndodhet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit.Gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit dhe të Korfuzit.
There are no reviews yet.