Tur Agroturizmi & Kulturor në Jug të Shqipërisë
“Shije, Traditë dhe Histori” – Manastiri i Mesopotamit, Kantina Isak & Kalaja e Lëkurësit
Vizitë në qytetet e mbrojtura nga UNESCO
Turi 7 ditor ka për qëllim prezentimin e qyteteve dhe objekteve që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Shqipëria numëron disa qytete dhe objekte që ndodhen si pjesë e trashëgimisë kulturore, prandaj edhe vlera e këtij turi ka rëndësi të madhe kulturore arkeologjike dhe historike.
Tur 7 ditor ne Shqiperine e Jugut
Eksploroni me “Tea Tours” jugun e Shqipërisë, perlën e Rivierës Shqiptare. Së bashku me ne do të keni mundësinë të shijoni bukuritë e jugut të këtij vendi në një tur 7-ditor. Do të keni mundësinë të njiheni me historinë, arkitekturën, traditën dhe të shijoni gjithashtu kuzhinën e shijshme. Do të mahniteni nga bukuria e plazheve me ujë të pastër dhe brigjet e bukura që laget nga Deti Jon.
Turi i midhjes në Liqenin e Butrintit
Në këtë udhetim do të shijoni një shetitje të bukur me varke ne Liqenin e Butrintit: ku do të shihni se si kultivohen midhjet dhe do të mësoni se si rriten ato.
Vizitë në qytetin e Beratit
“Berati, i njohur edhe si qyteti i një dritareje mbi tjetrën, është një qytet në lumin Osum në Shqipërinë qendrore. Është i njohur për shtëpitë e tij të bardha osmane. E vendosur në majë të një kodre, Kalaja e Beratit është një kompleks i madh që tani banohet nga banorët e qytetit. Brenda mureve të saj ndodhen kisha bizantine, Xhamia e Kuqe dhe Muzeu Kombëtar Onufri, me ikona të krishtera. Në lindje është Muzeu Etnografik, në një shtëpi të shekullit të 18-të, që shfaq zanate tradicionale dhe pjesë të një pazari mesjetar të rindërtuar.”
Vizitë në qytetin antik të Butrintit dhe plazhet e Ksamilit
Vizita do të fillojë në Qytetin Antik të Butrintit, duke ndaluar më pas në Ksamil, një ndër zonat më tërheqëse të jugut.
Vizitë në Parkun Natyror “Syri i Kaltër”
Parku Natyror “Syri i Kaltër” është vend turistik shumë tërheqës dhe ndodhet pranë fshatit Muzinë, në rrugën nacionale Delvinë – Gjirokastër.
Vizitë në qytetin e Gjirokastrës
Gjirokastra, ndryshe quhet qyteti i gurtë, mbrohet nga UNESCO që nga viti 2005 dhe është një ndër të paktët qytete të stilit otomoan që kanë mbetur në Ballkan.
Udhëtim 1 ditor në Përmet
Përmeti është i njohur për turizimin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik. Udhëtimi drejt Përmetit është mjaft komod, prandaj edhe ia vlen të udhëtosh në “Qytetin e Trëndafilave”.
Saranda tour 1 ditor
Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori,njohur si Onhezmi, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane.