Vizitoni vendet me te bukura te Shqiperise ne 10 dite
Vizitoni vendet me te bukura te Shqiperise ne 10 dite. Behuni pjese e turit tone dhe shijojeni ate. Mos e humbisni kete mundesi.
Vizitë në Manastirin e Mesopotamit dhe në Parkun Arkeologjik të Finiqit
Mesopotam është fshat historik dhe është i njohur për Kishën Ortodokase të Shën Kollit, që është ndërtim i shekullit të 13-të. Parku arkeologjik i Finiqit ndodhet 8 km në lindje të qytetit të sotëm të Sarandës.
Vizitoni Xhaminë e Gjin Aleksit dhe Kompleksin Islamik të Xhermehalla
Në këtë turne do të vizitojmë Xhaminë e Gjin Aleksit dhe Kompleksin Islamik të Xhermehalles.
Vizitoni Manastirin e Kamenosë
Në këtë turne do të bëjmë një shëtitje të bukur për të vizituar Manastirin Mesjetar ne Kameno, i ndërtuar në 630-ten.
Vizitë në Xhaminë e Gjin Aleksit dhe fshatit mesjetar Kamenica
Xhamia e Gjin Aleksit është monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi I Delvinës. Kjo xhami historike është ndërtuar në shek. XVI, mbi rrënojat e një kishe bizantine. Fshati mesjetar i Kamenicës ndodhet në rrethin e Delvinës, rrëzë shpatit të Malit të Gjërë.
Vizitoni Manastirin e Shën Marisë së Kostarit
Manastiri i Kostarit, i cili e ka marrë emrin nga fshati, ndodhet në rrugën Sarandë-Gjirokastër dhe daton nga shekulli XIII. Kisha e Shën Mërisë së Kostarit ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit dhe ndodhet brenda një shpelle në malin Kostar.