• Overview
  • Trip Outline
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • FAQ

“Shije, Traditë dhe Histori” – Manastiri i Mesopotamit, Kantina Isak & Kalaja e Lëkurësit

Destinacionet: Mesopotam – Delvinë – Sarandë
Kohëzgjatja: 6 ore
I përshtatshëm për: Turistë vendas dhe të huaj, nxënës, familje, grupe të organizuara

No details found.

Itineraries

Pjesa I

Manastiri i Mesopotamit

Turi nis me një vizitë në Manastirin e Shën Nikollës, në fshatin Mesopotam, një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës bizantine në Shqipëri.

I ndërtuar në shekullin XI, ruan elementë origjinalë mesjetarë
Muratura me simbole të lashta, gdhendje dhe arkitekturë mbresëlënëse
Një vend i qetë, me vlera historike dhe shpirtërore

Pjesa II

Agroturizëm në Kantinën Isak, Delvinë

Pas ndalesës kulturore, do të zhvendosemi në Kantinën Isak, një vend që bashkon natyrën me bujqësinë organike dhe traditën shqiptare:

Degustim vere dhe rakie të prodhuara nga varietete të rralla rrushi
Shëtitje në vreshta dhe serra, me shpjegime për proceset bujqësore
Vizitë në fermë me kafshë dhe prodhime vendase
Drekë e pasur tradicionale, e përgatitur me produkte 100% bio nga ferma
Mikpritje e ngrohtë dhe tregime për historinë e kantinës

Pjesa III

Kalaja e Lëkurësit, Sarandë

Turi përmbyllet me një vizitë në Kalanë e Lëkurësit, mbi një kodër me pamje mahnitëse mbi qytetin dhe detin:

Kalaja daton që nga shekulli XVI dhe ofron një pamje unike panoramike
Mundësi për fotografi dhe eksplorim të historisë vendase
Pushim i këndshëm në fund të ditës, me aromën e Jonit në horizont

  • Transportin për gjithë itinerarin
  • Guida në gjuhën shqipe ose anglisht
  • Vizita në të tre destinacionet
  • Degustim vere dhe drekë tradicionale në Kantinën Isak

Një ditë e mbushur me histori, natyrë, shije dhe qetësi.
Ideale për ata që kërkojnë të prekin thelbin e Shqipërisë së vërtetë!

No details found.

No Details Found