Kamenica, ose siç preferon ta quajë gazetari i njohur shqiptar Marin Mema, perla e panjohur e Mesdheut Shqiptar, është një nga turet më të veçanta të ofruara nga Tea Tours.
Ndërtesat në Kamenicë datojnë masivisht, por jo tërësisht, në shekullin e XII dhe disa janë të ruajtura mirë. Largimi i banorëve sipas arkeologëve ka ndodhur diku në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë.
Pjesa qendrore është ajo që njihet si Qafa e Pazarit, e rrethuar nga ndërtime të shumta karakteristike të vendosura në shpatin e terrenit. Karakteristikat kryesore të Kamenicës kanë filluar të zhvillohen në shekullin e XI, një periudhë që lidhet me zhvillimin e të gjithë Mesdheut. Kishat e identifikuara janë 13, por numri i tyre është vazhdimisht në rritje dhe arkeologët mendojnë se mund të ketë të tjera që presin të zbulohen. Tetë prej tyre janë identifikuar në kërkimet e kryera nga profesorët Aleksandër Meksi dhe Emin Riza në vitet 1970.
Në Kamenicë do të keni një tur të paharrueshëm.
