• +355 69 279 1052
  • +355 852 20 323
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Gjëra për të bërë

    Pse duhet të vizitoni Sarandën

    Saranda (emri i lashtë Onhezmi) është destinacioni i bekuar mesdhetar, ndryshe quhet edhe perla e jugut të Shqipërisë.

    Qyteti i 300 ditëve me diell, për shkak të vlerave dhe bukurive që shpalos është një destinacion i rekomanduar nga shumë turistë shqiptarë dhe të huaj. Qyteti ka një histori shumë të pasur arkeologjike dhe ka vlera të larta kulturore dhe historike.

    Qyteti port shtrihet poshtë kodrave panoramike në formën e një amfiteatri që zgjaten deri në ujërat e smeralda të detit Jon. Emri i qytetit vjen nga Manastiri i 40 Shenjtorëveve (Santi Quaranti), rrënojat e të cilit gjenden edhe sot ne një nga kodrat mbi qytet. Qyteti e ka mbajtur edhe emrin Porto Eda, për nder të vajzës së Musolinit, gjatë kohës së pushtimit fashist.

    Në Sarandë mund të arrini për 40 min me udhëtim me anije nga Korfuzi. Gjithashtu në qytet mund të vini edhe nga aeroporti Rinas, Tirana.

    Qyteti ofron mundësi shumë të mira për akomodim dhe ushqim nëpër restaurante.

    Me pak fjalë është një portë hyrse drejt shumë plazheve të kristalta që ofron jugu i Shqipërisë.

    Nga Saranda mund të vizitoni ishujt e Ksamilit, plazhin Pasqyra, plazhin Manastiri, plazhet në Rivierën Shqiptare, të cilat karakterizohen për nga uji i tyre i kristaltë dhe për nga pamja përrallore që shfaqin.

    Saranda është kryeqyteti i turizmit, pasi në të ndodhet qyteti antik i Butrintit i cili është pjesë e UNESCO-s, Parku Natyror “Syri i Kaltër” dhe Rivierës Shqiptare, që shpalos fshatrat shtëpitë e cilave janë të ndërtuar me gur dhe plazhe shumë relaksuese.

    Saranda ofron turizëm për të gjitha moshat dhe jeta e natës në Sarandë është shumë atraktive.

    Të rinjtë mund të frekuentojnë plazhet me baret, që ofrojnë pije nga më të ndryshme, ndërsa më të moshuarit mund të relaksohen nëpër plazhet e qeta.

    Kuzhina është e pasur me recetat mesdhetare, me produkte deti, me sallata me vaj ulliri bio dhe produkte të mishit që janë të rritura në zonën. Për nga bylmeti, preferohen djathi dhe kosi nga Konispoli.

    Gjatë vizitës në Sarande ju mund të vizitoni edhe plantacionet e ullirit dhe mandarinave.

    Saranda dhe Delvina kanë një qytetërim të lashtë dhe në to ndodhen një numër i madh kështjellash, tempujsh, objekte kulti si dhe dhjetëra monumente kulture.

    Më poshtë mund të gjeni listën e monumenteve të kulturës:

    KALATE DHE KESHTJELLAT

    • Kalaja e Fshatit Borsh
    • Kalaja e Badhrës Borsh
    • Kalaja e Skllapoit Vergo
    • Kalaja Trekendore e Ali Pashes
    • Kalaja e Ali Pashes Vivar
    • Kalaja e Lëkurësit
    • Kalaja e Delvines
    • Kalaja në Karalibeut
    • Kalaja mbi Fshatin Vagalat
    • Kalaja e Shëngjinit Karroq
    • Kalaja e Paleomanastrit Karroq
    • Kalaja e Rripesit Zminec
    • Kalaja e Ali Pashes – Mahalla

    OBJEKTE KULTI

    • Kisha e Manastirit Krimanove Piqeras
    • Manastiri dhe Kisha e Kakomese
    • Manastiri dhe Kisha e Shen Marise Krorez Nivice
    • Manastiri i 40 Shenjtoreve
    • Manastiri i Shen Gjergjit
    • Kisha e Shen Marise Kameno Kakodhiq
    • Kisha e Shen Thanasit Kardhikaq
    • Kisha Shen e Premte Lukove
    • Kisha e Shen Thanasit Pece
    • Manastiri i Shënkollit Mesopotam
    • Kisha e Shen Kollit Dhrovjan
    • Kisha e Shen Marise Kostar
    • Kisha e Shen Marise Malçan
    • Kisha e Shen Gjergjit Leshnice e Siperme
    • Kisha e Shen Thanasit Leshnice e Siperme
    • Kisha e Manastirit te Shen Kollit Dhiver
    • Kisha e Manastirit te Shen Marise ne Malin e Dhivrit
    • Kisha e Shen Gjergjit Shpellë Dhiver
    • Manastiri dhe Bazilika Ciflik
    • Tempulli Antik Dober
    • Xhamia e Gjin Aleksit Rusan
    • Sinagoga dhe Bazilika e Sarandes

    QYTETERIMI I LASHTE

    • Qyteti Antik Butrint
    • Qyteti Antik Foinike
    • Qyteza e Cukës së Shqiponjës
    • Qyteza e Malçanit
    • Rrenojat e Fshatit Kamenice

    BANESA ANTIKE

    • Banesa e Gjin Gjipalit Corraj
    • Banesa e Xhavit e Xh. Xhangos Tatzat
    • Banesa e Shefiko Xhangos Tatzat
    • Banesa e Gjin Gjipalit Corraj
    • Banesa e Xhavit e Xh. Xhangos Tatzat
    • Banesa e Shefiko Xhangos Tatzat
    • Vila Antike e Metoqit
    • Vila Antike e Çukës + Trualli i Mureve Antike Çukë
    • Banesa e Alush Dizdarit
    • Banesa e Vasil Zhupes Dhrovjan i Siperm
    • Banesa e Evro dhe E. Koçolenit Dhrovjan i Siperm
    • Banesa e Jorgo + Koço Agores Dhrovjan i Siperm
    • Banesa e Foto Konomit Sirakat
    • Banesa e Petro Shekes Leshnice e Poshtme
    • Kulla e Fshatit Vagalat
    • Banesa e Gaqi Papes Sopik
    • Banesa e Risto Mitropullit Rumanxa
    • Banesa e Hazbi Sherifit Dishat
    • Banesa e Bardhyl dhe Shaban Barjamit Shalës
    • Banesat e Konispolit

    OBJEKTE ANTIKE

    • Muret Antike Hundecove + Qafa e Pazarit
    • Ura e Jesirit nen Tatezat
    • Ura nen Shkemb Tatezat
    • Ura e Çines mes Tatezatit e Kalases
    • Ura e Gurit mbi Kalase
    • Ura e Jesirit + Kalldremi Kalase
    • Mulliri Derstil i Kalases
    • Ujesjellesi Romak Xarre
    • Diapor Vivar
    • Kalivoi
    • Salla me Mozaik tek Posta e Vjeter Sarande
    • Muri i Demës
    • Rrenojat e Ures se Gurte Vane
    • Puset e Vjetra Dhrovjan
    • Ura nen Kishen e Shen Gjergjit Leshnice e Siperme
    • Ura me Qemer ne Leshnicen e Poshtme
    • Gurore Antike Shkallë
    • Shpella e Fshatit Senice
    • Keshtjella e Onhezmit
    • Varri nr. 43 Vergo
    • Varrezat e Fshatit Vergo
    • Tumat e Bajkaj
    • Kulla e Janit ne fshatin Janjar